Aktualitet

Manastirliu: Sot arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime, përfundojnë 50% e dozave në dispozicion

1 Prill 2021, 11:01 Nga DOSJA
Manastirliu: Sot arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria arrin sot në 150 mijë të vaksinuar duke harxhuar rreth 50% të dozave që kanë ardhur në Shqipëri një javë më parë. Nga Kavaja ku ndodhet me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se vaksinimi do të vijojë me intesitet të lartë.

”Sot arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime, përfundojmë 50% të dozave që kanë ardhur. Vijojmë me intensitet për të moshuarit dhe më pas për të zbritur tek grupmoshat e tjera.”- tha Manastirliu.


Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 4 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 120 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vaksina kineze ne shqiperi vaksinimi masiv vaksina kineze ne shqiperi vaksinimi masiv

Sondazh

Poll