Aktualitet

Arsenal armësh, snajpera & antitanke! Çfarë gjeti RENEA dhe FNSH brenda 18 bazave të armëve luftarake në Tiranë

1 Prill 2021, 10:45 Nga DOSJA
Arsenal armësh, snajpera & antitanke! Çfarë gjeti RENEA dhe

TIRANË– Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH-në ditën e sotme në Tiranë. Në kuadër të goditjes së 18 bazave me armë luftarake, policia bëri sekuestrimin e snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Të gjitha këto mjete u gjendën në banesat e pesë personave të arrestuar nga policia e shtetit, në kuadër të operacionit policor “Kompleks”.

Policia ka arrestuar Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi ndërkohë ka shpallur në kërkim Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.

Policia e Shtetit nuk bën të ditur të dhëna të tjera të operacionit policor, pasi aksioni ende vijon.

VIDEO-RENEA zbulon 18 baza armatimi në Tiranë, 5 të arrestuar, zbardhen 3 ngjarje kriminale me armë e tritol (EPISODET DHE EMRAT)

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet baze armatimi ne tirane bledar deda flor abazi paris prenga renea ne tirane sokol gjura baze armatimi ne tirane bledar deda flor abazi paris prenga renea ne tirane sokol gjura

Sondazh

Poll