PD i përgjigjet Ramës: Ka frikë nga shqiptarët jo nga koronavirusi, koha që Shqipëria të fitojë
1 Prill 2021, 11:30Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij sërish sot në fushatë ku tha se “PD po bën infektim masiv”. Rama përmendi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin tha se është kundër vaksinës. Në një postim në rrjetet sociale, PD thotë se Rama ka frikë nga shqiptarët dhe jo nga COVID.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!
Kërcënimet e vazhdueshme të Ramës
Ditë pas dite, kryeministri Edi Rama ka në fokus të fushatës së tij elektorale sjelljen e Partisë Demokratike në fushatë. Përballë indiferentizmit të Lulzim Bashës, i cili e ka deklaruar tashmë se nuk do ti përgjigjet kryeministrit deri më 25 prill, Rama i ka sulmuar të gjithë me radhë, duke i akuzuar se po infektojnë qytetarët me grumbullimet e tyre nëpër qytete.
“Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Sali thotë që vaksina të vdes. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve. Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve”, tha Rama në një takim në Rrogozhinë sot.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Hetimet për zjarrin që ndodhi një javë më parë në magazinën te Casa Italia ende vijojnë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që mund...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Shqipëria arrin sot në 150 mijë të vaksinuar duke harxhuar rreth 50% të dozave që kanë ardhur në...
TIRANË– Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa kjo e fundit ka dhënë detaje edhe për sherrin mes të rinjvë ditën e djeshme.Sipas ...
TIRANË– Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH-në ditën e sotme në Tiranë. Në kuadër të g...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me megaoperacionin ‘Kompleks’ i cili vuri në pranga pesë persona në Tiranë dhe shpalli në kërkim d...
TIRANË– Punimet për projektin ‘Unaza e Madhe’ në rrethrrotullimin e ish-doganës në kryeqytet kanë krijuar një kaos trafiku për muaj me radhë.Pavarësisht se...
TIRANË– Një operacion nga forcat RENEA dhe FNSH është zhvilluar paraditen e sotme në Tiranë. Policia goditi 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinim...