Aktualitet

‘Nuk jam mirë psikologjiksht’/ Hetimet për zjarrin! Pronari i ‘Casa Italias’ nuk pranon të dëshmojë në Prokurori,

1 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA
‘Nuk jam mirë psikologjiksht’/ Hetimet për zjarrin!

TIRANË– Hetimet për zjarrin që ndodhi një javë më parë në magazinën te Casa Italia ende vijojnë. Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të personave që mund të zbulojnë se nga nisi zjarri që i mori jetën 33-vjeçarit, Arjan Sala. Ndërkohë bëhet e ditur se pronari i qendrës tregtare, ‘Casa Italia’, Pëllumb Alimadhi ka kërkuar një moment tjetër që të merret në pyetje pasi nuk ndihet mirë psikologjikisht.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security në qendrën tregëtare të “Casa Italia”. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë prej asfiksisë. Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala zjarri te casa italia arjan sala zjarri te casa italia

Sondazh

Poll