Aktualitet

Sherri mes të miturve në Tiranë, policia jep detajet: U plagosën me thikë

1 Prill 2021, 10:51 Nga DOSJA
Sherri mes të miturve në Tiranë, policia jep detajet: U

TIRANË– Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa kjo e fundit ka dhënë detaje edhe për sherrin mes të rinjvë ditën e djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka referuar materialet për 3 shtetas të mitur, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Bëhet fjalë për shtetasit e mitur K. O., 12 vjeç, L. L., 13 vjeç dhe  L.L., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme  në rrugën “Karahman Ylli”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete rrethanore dhe prerëse shtetasit e mitur me iniciale A. H., 12 vjeç, dhe L. H, 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes sherri mes te mitureve policia e tiranes sherri mes te mitureve

Sondazh

Poll