Aktualitet

Punimet për Unazën e Re ‘paralizojnë’ lëvizjet në Tiranë! Trafiku në kaos, duhen orë të tëra për hyrjen dhe dalje

1 Prill 2021, 10:34 Nga DOSJA
Punimet për Unazën e Re ‘paralizojnë’ lëvizjet

TIRANË– Punimet për projektin ‘Unaza e Madhe’ në rrethrrotullimin e ish-doganës në kryeqytet kanë krijuar një kaos trafiku për muaj me radhë.

Pavarësisht se punimet kanë vazhduar, duke u hapur dy tunele kalimi, asnjëra prej tyre nuk lehtëson trafikun, ku si pasojë shoferëve i duhen orë të tëra për të hyrë apo dalë nga Tirana drejt Veriut. Deri më tani janë të lira 3 segmente si në hyrje dhe në dalje, por vazhdimi i punimeve ende të pambyllura në këto akse vështirëson qarkullimin e shpejtë të mjeteve.

Përfundimi i një pjese të rëndësishme të projektit të Unazës së Madhe që do të shërbente për eliminimin e trafikut në hyrje të Tiranës, ishte parashikuar në fillim të pranverës, por edhe në muajin mars, ky aks ishte një ‘makth’ për shoferët. Ministrja Balluku e justifikoi vonesën e punimeve për shkak të motit të keq.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet trafik ne tirane unaza e madhe trafik ne tirane unaza e madhe

Sondazh

Poll