Sport

E PAPRECEDENTË! Luftuan për flamurin në Beograd dhe kualifikuan Shqipërinë në Euro2016, qeveria i heq pasaportat diplomati

1 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Në qershor të vitit 2016 futbollistët e Kombëtares u pajisën me pasaporta diplomatike pas eksperiencës në Euro2016 që u zhvillua në Francë, ku kuqezinjtë pavarësisht se nuk arritën të kalonin grupin, ia dolën të bënin paraqitje dinjitoze me kundërshtarë si Franca,Zvicrën dhe Rumaninë. (Me këta të fundit morëm fitoren e vetme në grup).

Në atë kohë kryeministri i vendit Edi Rama shtroi një darkë dhe nderimeve të atëhershme, ishte dhe pajisja e tyre me pasaporta diplomatike, pasi jo vetëm ishin heronj, por edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, siç u quajtën atëherë. Tani gjërat kanë ndryshuar, heronjtë e atëhershëm që luftuan për flamurin në Beograd janë fshirë nga sistemi si “ambasadorë të mirë”.

Në letrën e siguruar nga Dosja.al bëhet e ditur se futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport euro2016 fshf shqiperia euro2016 fshf shqiperia

Sondazh

Poll