Sport

Werner “fal” Maqedoninë e Veriut dhe merr nënshtetësinë!

1 Prill 2021, 08:05 Nga DOSJA

GJERMANI – Fitorja e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë 1-2 ka qenë surpriza e këtyre ndeshjeve eliminatoreve të Botërorit.

Megjithatë jo gjithçka ishte për meritë të maqedonasve në këtë sukses, pasi edhe përfaqësuesja gjermane bëri gabimet e saj.

Në minutën e 63-të Gundogan barazoi golin e shënuar nga Pandev në pjesën e parë dhe pas pak minutash, në të 79-ën Timo Werner humbi rastin, që i dha ndeshjes rrjedhën kundër skuadrës së tij.

Pas pak çastesh Maqedonia gjeti golin e fitores, teksa pas ndeshjes tifozët maqedonas sigurisht kanë një falënderim të madh edhe për Werner. Ata kanë vendosur ta pajisin me letërnjoftim maqedonas. Ta gëzosh Timo!

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll