Sport

Reali i Madridit shet 6 lojtarë për të blerë Mbappen

1 Prill 2021, 08:22 Nga DOSJA
Reali i Madridit shet 6 lojtarë për të blerë Mbappen

SPANJE – Reali i Madridit nuk po arrin të jetë më në majat e kërkuara dhe si pikë referimi e lojtarëve më të mirë të momentit. Për këtë arsye këtë verë, pavarësisht vështirësive ekonomike ata duan të sjellin një peshë të rëndë në skuadër dhe më i mundshmi është Kylian Mbappe, të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2022 me PSG.

Mediat spanjolle raportojnë se ata do largojnë plot 6 lojtarë për të siguruar financat e duhura për një blerje të tillë dhe për të ulur nivelin e pagave.

Mes emrave që janë gati për të dale në shitje përmenden Isco, Odriozola, Mariano Diaz, Jovic, Ceballos dhe Marcelo. Po sipas mediave spanjolle, me shitjen e këtyre lojtarëve mund të sigurohen paratë për blerjen e yllit francez.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll