Sport

Ka luajtur me Zvicrën, FIFA bllokon fantazistin Bajrami! E ardhmja enigmë…

1 Prill 2021, 10:11 Nga DOSJA

ZVICER – 22-vjeçari shqiptar i Tetovës ka luajtur katër ndeshje eliminatore të Kampionatit Europian U-21 me Zvicrën, ndaj FIFA nuk e lejon të ndryshojë kombëtare. Nedim Bajrami mbetet peng i dokumentacionit, pa debutuar dot me kuqezinjtë.

Trajneri Edi Reja e grumbulloi me Kombëtaren fantazistin e Empolit për ndeshjet kualifikueset e botërorit “Katar 2022” të fund-marsit, por pa mundur ta aktivizojë atë. Madje, sipas gjasave, mesfushori Bajrami mund të mos luajë për Shqipërinë, pasi FIFA e ka bllokuar atë.

Sipas rregulloreve, ndryshimi i kombëtares miratohet vetëm kur lojtari është ende nën 21 vjeç, kur luan ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare, në një kompeticion zyrtar. Kjo është ajo që thotë në rregulloret e FIFA-s, në nenin 9, paragrafi b (iii). Duket, sipas zyrtarëve të FIFA-s, mesfushori Nedim Bajrami nuk e plotëson këtë kusht, që të ndërrojë zviceranët për kuqezinjtë. Pasi ai ka luajtur një rol kryesor në rrugën për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian U-21.

“Ne u përpoqëm shumë për ta bindur Nedim Bajramin që të vazhdojë të luajë me Zvicrën. Më pas ai na tha se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë, – ka deklaruar trajneri i U-21, Mauro Lustrinelli, pas vendimit të 22-vjeçarit. – Për ne, identifikimi është një vlerë thelbësore për të luajtur me ekipet kombëtare të Zvicrës”.

Nedim Bajrami, që luan për Empolin, është stërvitur te Grasshoppers dhe ka luajtur për ekipet kombëtare të të rinjve zviceranë, që nga viti 2013, duke zhvilluar 50 ndeshje me to. Pas këtij “ngërçi”, e ardhmja e fantazistin në radhët e kuqezinjve, është në dyshim.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 22-vjeçari shqiptar i tetovës mauro lustrinelli në nenin 9 nedim bajrami paragrafi b (iii) rregulloret e fifa-s trajneri edi reja 22-vjeçari shqiptar i tetovës mauro lustrinelli në nenin 9 nedim bajrami paragrafi b (iii) rregulloret e fifa-s trajneri edi reja

Sondazh

Poll