Sport

Dha penallti dhe favorizoi një skuadër: Arbitri e pëson! Dënohet me 15 muaj burg dhe 10 vite pezullim nga arbitrimi

1 Prill 2021, 11:09 Nga DOSJA
Dha penallti dhe favorizoi një skuadër: Arbitri e pëson!

SERBI-Serbia dhe arbitrat nuk duket se shkojnë mirë. Nga goli i Cristiano Ronaldos ndaj Portugalisë te penalltia e shpikur që i ka kushtuar një arbitri një dënim me 15 muaj burg për abuzim të detyrës dhe 10 vite pezullim nga arbitrimi. Kjo i ka ndodhur arbitrit Srdjan Obradovic nga Novi Sadi i Serbisë, saktësisht. Ky është vendimi i shkallës së parë të gjykimit.

Çështja daton në ndeshjen e fituar nga Spartak Subotica kundër Radnicki Nis në maj të vitit 2018 me rezultatin 2-0 arbitruar nga Obradovic, të dy golat u shënan me penallti, e dyta prej të cilave u cilësua si “skandaloze”. Arbitri, sipas drejtësisë serbe, ka abuzuar me rolin e tij për të favorizuar Spartakun në një ndeshje kundër një kundërshtari direkt për një vend në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport serbi srdjan obradovic serbi srdjan obradovic

Sondazh

Poll