Sport

Hysaj: “Na duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin, kjo skuadër ka shumë vlera”

1 Prill 2021, 07:48 Nga DOSJA
Hysaj: “Na duhet të stërvitemi më shumë me

SAN MARINO – Elseid Hysaj e krahasoi San Marinon me Andorrën, për të treguar se sa e vështirë ishte t’i shënojë gol një skuadre që luante me shumë forca në mbrojtje.

“Ata ishin një skuadër si Andorra, u mbyllën shumë në mbrojtje. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë, edhe goditje këndi. Ishte e vështirë që të kombinonim me njëri-tjetrin. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, nuk pësuan gol për 70 minuta.”

Shqipëria, në rritje: “Kemi 6 pikë, jemi në lojë dhe besoj që jemi duke u rritur. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kjo skuadër ka shumë vlera.”
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll