Sport

Momente ankthi për basketbollistët, avioni godet një tufë zogjsh në ajër dhe merr flakë

1 Prill 2021, 07:54 Nga DOSJA

SHBA – Skuadra e Utah Jazz, që kryeson Konferencës Perëndimore në sezonin e rregullt të NBA, ka kaluar momente tmerri gjatë fluturimit për në Memfis, ku ekipi i Salt Lake City do të përballet me Grizzlies.

Avioni me të cilin po udhëtonin basketbollistët dhe stafi i Jazz goditi një tufë zogjsh e për rrjedhojë një nga motorët mori flakë, duke shkaktuar panik në bord.

Përplasja me zogjtë shtegtues e detyroi pilotin të kthehej menjëherë dhe të kërkonte një ulje emergjente. Frika ishte e madhe te të gjithë, por, fatmirësisht, askush nuk u lëndua.

Skuadra e Utah Jazz u largua më pas me një aeroplan tjetër: “Çfarë dite e bukur!”, shkroi në Twitter, Rudy Gobert, francezi i gjatë i ekipit. Ndërsa Donovan Mitchell publikoi dy duar të bashkuara në shenjë lutjeje.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll