Sport

Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të/ Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologji

1 Prill 2021, 10:08 Nga DOSJA
Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të/ Kadiu: Do

TIRANE- Nën moton “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata  Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator. Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë COVID 19. Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri  60 vjeç.

Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet. Presidenti i Akademisë  “Ali Demi”  z. Ergys KADIU thotë se  këtë vit megjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë.

Ai thekson se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.

Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi  dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë.  Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë  të kampionatit dhe  mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve  pjesmarrrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut. Shoqata Sportive  e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.

Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar z. Klodian Kadiu  tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i rradhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

(f.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ergys kadiu minifutbolli shqiptar ergys kadiu minifutbolli shqiptar

Sondazh

Poll