Sport

“Më kritikoni mua, jo skuadrën”, Challandes e zbut humbjen ndryshe: Spanja i shënoi gjashtë gola Gjermanisë

31 Mars 2021, 21:25 Nga DOSJA
“Më kritikoni mua, jo skuadrën”, Challandes e zbut humbjen

SPANJË-Kosova humbi 3-1 ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për Grupin për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Nuk mund t’i them diçka skuadrës, pasi luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit, mënyra se si lëvizin është një futboll perfekt. Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Spanjës, dy skuadra shumë të forta. Kujtoni se do fitojmë? Ndaj këtyre skuadrave prisni progres?! Spanja i shënoi 6 gola Gjermanisë, e përsëris 6 gola. Nëse e mendoni, progresi ynë ka ndodhur prej vitit 2018. Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se duhet të fitonim ndaj Spanjës. Sot bëmë progres. Progresi është një rrugëtim i gjatë.

Mund të kritikoni trajnerin, por jo lojtarët. Ne jemi Kosova, vetëm 12 kombëtare evropiane do të shkojnë në Katar 2022, e kuptoni sa e vështirë është përballë ekipeve si Spanja.” Përfundon trajneri i Kosovës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport challandes kosova spanja challandes kosova spanja

Sondazh

Poll