Sport

I pakënaqur nga sulmi dhe eksperimentim në skema, Edy Reja flet pas San Marinos: E kemi shumë të vështirë me…

31 Mars 2021, 21:18 Nga DOSJA
I pakënaqur nga sulmi dhe eksperimentim në skema, Edy Reja flet pas

SAN MARINO-Shqipëria bëri detyrën në transfertë ndaj San Marinos, fitoi 0-2 me gola të Manajt dhe Uzunit, por përtej tri pikëve që ishin detyrim, la për të dëshiruar për nga niveli i lojës. Gjashtë pikë në tri sfidat e parë eliminatore qëndrojnë, pasi kritikat për humbjen me Anglinë në “Air Albania” mund të jenë të tepërta, por gjithsesi Shqipëria e Rejas nuk ngrohu aspak përballë dy kundërshtarëve modestë, Andorrrës dhe San Marinos.

Edy Reja foli pas ndeshjes ndaj San Marinos, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-2, duke hasur vështirësi, kryesisht në pjesën e parë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku deklaroi:

“Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht. Luajtëm me 3 mbrojtësa, por Lenjani dhe Hysaj më shumë u morën me fazën ofensive se me atë mbrojtëse. Doja të luaja me 4-4-2, të zhvendosja Lenjanin më përpara.

Të dy lojtarët e krahëve krijuan shumë raste. Lojtarë që e alternojnë shumë mirë edhe fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese. Pjesën e parë nuk jam i kënaqur, sepse bëmë pak gjuajtje në portë, në pjesën e dytë, krijuam më shumë mundësi, deri sa dolëm te goli. E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla që tërhiqen shumë mbrapa, kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera.” Përfundon Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport edy reja shqiperia edy reja shqiperia

Sondazh

Poll