Politike

Protesta/ Rama shtrin dorën për dialog: Kur do të flasim?

13 Maj 2019, 20:10 Nga DOSJA
Protesta/ Rama shtrin dorën për dialog: Kur do të flasim?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës, e cila zgjati 3 orë. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i bën thirrje opozitës për dialog, duke iu drejtuar as me të njëjtën pyetje me të cilën u drejtohej studentëve: “Kur do flasim?”

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”, – shrkuan Rama.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve. Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Ai e mbylli protestën nga selia e PD, ku falënderoi qytetarët që morën pjesë, ndërsa tha se nuk ka asnjë hap pas nga rruga e nisur. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kur do flasim? protesta e opozites rama shtrin dorën për dialog edi rama kur do flasim? protesta e opozites rama shtrin dorën për dialog

Sondazh

Poll