Politike

Protesta e opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë shiun, Basha në krye të turmës (13 maj)

13 Maj 2019, 19:07 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë shiun, Basha

Opozita ka nisur protestën e pestë kombëtare, e cila konsiston në një marshim rreth e përqark 5 institucioneve. Opozitarët  e kanë nisur marshimin nga kryeministria, tek drejtoria e përgjithshme e Policisë, për t’u kthyer më pas tek Parlamenti.

Nga parlamenti, opozita do të ndalojë tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që protesta do të mbyllet te Policia e Tiranës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të besojnë në programin dhe PD, pasi sipas tij, dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama është dhuna.

Në këtë protestë, në vend të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Said Dollapit, i cili u dhunua protestën e 11 majit të shtunën e kaluar do të jetë  Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në një njoftim për mediat, PD-ja informoi sot se nëpërmjet komunikimit zyrtar u ka kërkuar punonjësve të policisë të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës ndaj qytetarëve.

Ndërkohë që një reagim të fortë e kanë lëshuar ambasadat në Tiranë, që thonë se protestat duhet të jenë paqësore.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 13 maj intinerari i protestes protesta e 13 majit protesta e opozites 13 maj intinerari i protestes protesta e 13 majit protesta e opozites

Sondazh

Poll