Politike

Protestuesit, shashka e tymuese drejt Kryeministrisë (FOTO)

13 Maj 2019, 17:10 Nga DOSJA
Protestuesit, shashka e tymuese drejt Kryeministrisë (FOTO)

TIRANE- Ka filluar zyrtarisht protesta e opozitës e paralajmëruar për t’u mbajtur në orën 18:30.

Gjatë marshimit të tij drejt Kryeministrisë, protestuesit e kanë shoqëruar me tymuese, ndërsa me të marrë fjalën para kryeministrisë, shashkat, tymueset e kapsollat kanë vërshuar drejt kodinës së Kryeministrisë.

Para protestës Partia Demokratike dhe LSI janë shprehur se do të jetë një protestë paqësore, një marshim protestë kundër dhunës së qeverisë. 

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha në protestë protesta e opozites lulzim basha në protestë protesta e opozites

Sondazh

Poll