Politike

Zv.kryeministri Erion Braçe: SHBA dhe Gjermania kundër dhunës, Basha dhe Kryemadhi bashkëpunoni…

13 Maj 2019, 18:03 Nga DOSJA
Zv.kryeministri Erion Braçe: SHBA dhe Gjermania kundër dhunës,

TIRANE- Zëvendës kryeministri Erion Braçe, në një reagim në rrjetet sociale fajëson dy liderët opozitarë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, për dhunën në protestën e 11 majit. Braçe shkruan se SHBA dhe Gjermania, i janë drejtuar sot specifikisht Bashës dhe Kryemadhit si dy personat përgjegjës për dhunën.

Shkruan Braçe në Instagram:

SHBA DHE GJERMANIA
SERISH KUNDER DHUNES!
STOP DUKE NISUR NGA KJO PROTESTE!

Tani i drejtohen dy PERGJEGJESVE,
LULZIM BASHES DHE
MONIKA KRYEMADHIT;

Denoni publikisht autoret e dhunes mbi institucionet, policine,
shkaterrimin e prones dhe sulmin mbi Ambasadorin e OSCE ne Tirane!

Kerkesa e forte per te dy:
BASHKEPUNONI NE HETIMIN E PERGJEGJESVE PER DHUNEN!

AMBASADA E GJERMANISE AKOMA EDHE ME E FORTE!
PERSERI ME EMER E MBIEMER DY PERGJEGJESIT,
LULZIM BASHA E MONIKA KRYEMADHI

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci.
Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05.2019, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.
Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.
Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive.
Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.
Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Shqip e Troc,
bashkepunoni e dorezoni dhunuesit!

Me qarte se kaq nuk ka!

Nderkohe identifikimi eshte i qarte: ATA SI ORGANIZATORE KANE PERGJEGJESI PER DHUNEN E DHUNUESIT!

Ditën e sotme, opozita ka marshuar për disa orë nga Kryeministri për tek Kuvendi. Protesta është e pesta kombëtare dhe vjen pas protestës së 11 majit, ku u plagosën qytetarë dhe policë për shkak të përplasjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace protesta e opozites 13 maj 2019 erion brace protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll