Politike

Mes kapsollave dhe shiut, Basha flet para qytetarëve: Dhuna, e vetmja zgjidhje që ofron Rama

13 Maj 2019, 17:09 Nga DOSJA
Mes kapsollave dhe shiut, Basha flet para qytetarëve: Dhuna, e vetmja

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para qytetarëve në nisje të protestës. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Basha tha se qeveria Rama vetëm dhunë iu ka ofruar qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Dhunë për fëmijët e Bregut të Lumit, dhunë ndaj prindërve. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Do i përgjigjemi me idealet e bashkimit dhe Europës, me fuqinë e shpresës së ka lindur. Se shuan dot as shiu, as dhuna barbare e Edi Ramës.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll