Politike

Protesta/ Basha nis qytetarët në marshim: Rama ik, shqiptarët le ta mësojnë misionin tonë hyjnor

13 Maj 2019, 17:23 Nga DOSJA
Protesta/ Basha nis qytetarët në marshim: Rama ik, shqiptarët le

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve që i janë bashkuar sot opozitës në protestë që të nisin marshimin.

Fillimisht, marshimi i PD do të nisë tek Drejtoria e Policisë, për të shkuar më pas tek Kuvendi.

Në kthim, tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që ndalesa e fundit do të jetë tek Drejtoria e Policisë.

Basha tha se shqiptarët duhet t’a mësojnë mirë misionin hyjnor të opozitës, që është: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Sipërmarrës, të papunë, intelektualë, pensionistë, të gjithë bashkë në një betejë, krah për krah për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll