Aktualitet

Opozita mbyll marshimin në 5 institucione,Basha: Këtë qëndresë s’e kish parë as Evropa

  • Ambasadat: Distancohuni nga dhuna, protestoni paqësisht
  • Rama shtrin dorën për dialog: Kur do të flasim?
  • Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve. Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.
    Featured image of article: Opozita mbyll marshimin në 5 institucione,Basha: Këtë qëndresë s’e kish parë as Evropa Protesta e opozitës
    Përditësuar:

    TIRANËOpozita ka zhvilluar sot protestën e pestë kombëtare, e cila rezultoi në një marshim rreth e përqark 5 institucioneve. Opozitarët  e kanë nisur marshimin nga kryeministria, tek drejtoria e përgjithshme e Policisë, për t’u kthyer më pas tek Parlamenti.

    Nga parlamenti, opozita ka ndaluar tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që protesta  u mbyll te Policia e Tiranës, aty ku nuk munguan dhe bombat molotovë dhe gurët drejt godinës. 

    Kryetari i PD, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të besojnë në programin dhe PD, pasi sipas tij, dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama është dhuna. 

    Ndërkohë që një reagim të fortë e kanë lëshuar ambasadat në Tiranë, që thonë se protestat duhet të jenë paqësore.

    Në këtë protestë, në vend të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Said Dollapit, i cili u dhunua protestën e 11 majit të shtunën e kaluar, ishte Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

    • 21:27

      Basha mbyll protestën pas 3 orëve marshim, por i prishet mikrofoni: Këtë qëndresë se kish parë as Europa

      TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, pas rreth 3 orësh protestë marshimi në institucionet kryesore të vendit, e mbylli protestën me një fjalim nga selia e Partisë Demokratike.

      Gjatë fjalës së tij, ai su shpreh se një qëndresë dhe vendosmëri të tillë se ka pa as Shqipëria e as Europa.

      “Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë dhe këtë vendosmëri, përmbi 3 orë. Litarët e shiut e lidhën shpresën tuaj me besimin që buron nga Zoti lart në qiell, me bindjen se Shqipëria nuk kthehet më kurrë në atë gjendje ku ishte më parë.

      Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti jua shpërbleftë këtë sakrificë sonte. Mirënjohje për të gjithë ata që u bashkuan në këtë protestë nga të gjitha anët e vendit. Në mënyrë të veçantë falënderojmë qytetarët e Tiranës për pritjen e tyre dhe angazhimin në këtë protestë.

      Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë që të na ndalë në kauzën tonë prë zgjedhje të lira e të ndershme. nuk ka forcë që të na detyrojë që të ulemi e të bëjmë pazar me të keqen. E keqja duhet të ikë, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pas 3 orësh kur shiu nuk ka pushuar asnjë çast, jemi edhe më të fortë, kundër të keqes“.

      Ndërsa gjatë fjalës së tij ndodhi edhe një incident, ku mikrofoni me të cilin ai fliste para qytetarëve u prish. Këtë incident atë ai e kaloi me një batutë.

      “Juve s’ka çfarë t’ju bëjë, por mikrofonin e prishi shiu.

      Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit, por forca jonë është bashkimi, është pjesëmarrja, vendosmëria. Kësaj force nuk i bën dot ballë as Edi Rama as qeveria e tij e inkriminuar. Misioni që kemi nisur është mision brezash”, tha Basha.

    • 21:06

      Maskat në protestë, flet Këlliçi: Shumë të rinj janë kërcënuar, ja pse i mbajnë

      Belind Këlliçi

      Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, ka treguar arssyet se përse disa prej protestuesve mbajnë maska. 

      Sipas tij, kjo ndodh për të mos u identifikuar pasi ka shumë të proceduar nga policia. Po ashtu ai thotë se shumë të rinjë kanë marrë telefonata duke u kërcënuar për të mos marrë pjesë.

      “Nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim. Duhet të kemi shqetësimin e njerëzve të infiltruar nga ministri i Brendshëm për akte dhune. Do të jetë një tubim marshim. Janë me mijëra qytetarë që janë përgjigjur në kohë rekord. Duke qenë se kemi pasur një numër rekord persona të proceduar, ka shumë të rinj që mbajnë maska për të mos u identifikuar, por të jeni të bindur që nuk do të ketë asnjë akt dhune. Shumë të rinj kanë marrë telefonata duke u kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë”, tha Këlliçi. 

    • 20:48

      Xhama të thyer, bombë molotov, dhe gurë, nisin përplasjet tek Drejtoria e Policisë

      Ka nisur përplasja tek Drejtoria e Policisë. Xhama të thyer, bomba molotovë dhe gurë në drejtim të godinës së Policisë.

      Molotovi dhe xhami i thyer tek Drejtoria e Policisë së Tiranës

       

    • 20:34

      Dhunimi i banesës së Borchardt, reagon Soreca: E dënojmë me gjithë zemër

      Luigi Soreca

      Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca dënon veprimet e kryera kundë ambasadorit Borchardt, ndërsa shprehet se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla.

      “E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.

      Kujtojmë se ndërsa opozita protestonte më 11 maj kundër qeverisë, Borchardt bëri thirrje kundër përdorimit të çdolloj dhune. Pas kësaj thirrje persona të paidentifikuar kanë shkruajtur në muret në hyrje të banesës së ambasadorit, “Borchardt shame on you” (Borchardt, turp për ty).

    • 20:29

      Ish-dhëndri i Jozefina Topallit i 'lutet' Bashës: Na trego kur do ikësh, se Rama ik s’ka efekt

      Jozefina Topalli, ish-kryetare e Parlamentit dhe Luiz Ejllo, ish-dhendri i saj

      Ish-dhëndri i Jozefina Topallit, një prej figurave më kritike të Lulzim Bashës në PD, Luiz Ejlli, ka ironizuar Bashën dhe thirrjen e tij “Rama ik”.

      Në një reagim në rrjetet sociale, Ejll, këngëtar thotë se thirrja nuk ka efetk, kështu që më mirë të largohet Lulzim Basha.

      ‘Kjo thirrja ‘Rama ik’ nuk paska efekt, kështu që; ‘Pashë Zotin, kur të ta marri mendja, pa prishur punët e tua, na trego kur do ikësh’, shkruan Luiz Ejlli.

    • 20:15

      Kapsollat tek drejtoria e përgjithshme, një efektiv i plagosur, Policia: Ndaloni goditjet provokuese

      Polici i lënduar nga kapsolla

      Policia e Shtetit njofton se gjatë marshimit të protestuesve të opozitës para drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, është hedhur një numër i madh kapsollash, që ka sjellë plagosjen e një efektivi.

      Njoftimi i plotë 

      Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara. Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

      Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

    • 20:11

      Opozita nis marshimin për tek Ministria e Brendshme, shtyrje të gardhit metalik te Kuvendi

      Protestuesit e partisë Demokratike kanë nisur marshimin e tyre drejt Ministrisë së Brendshme.

      Shtyrja e Kangjellave tek Parlamenti

      Ata marshuan nga Drejtoria e Policisë për tek parlamenti, aty ku një nga protestuesit, u afrua të përplasej me policinë, duke shtyrë gardhin metalik.

    • 19:56

      Zv.kryeministri Erion Braçe: SHBA dhe Gjermani kundër dhunës, Basha dhe Kryemadhi bashkëpunoni...

      Zëvendës kryeministri Erion Braçe, në një reagim në rrjetet sociale fajëson dy liderët opozitarë, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, për dhunën në protestë. Braçe shkruan se SHBA dhe Gjermania, i janë drejtuar sot specifikisht Bashës dhe Kryemadhit si dy personat përgjegjës për dhunën.

      Shkruan Braçe në Instagram:

      SHBA DHE GJERMANIA
      SERISH KUNDER DHUNES!
      STOP DUKE NISUR NGA KJO PROTESTE!

      Tani i drejtohen dy PERGJEGJESVE,
      LULZIM BASHES DHE
      MONIKA KRYEMADHIT;

      Denoni publikisht autoret e dhunes mbi institucionet, policine,
      shkaterrimin e prones dhe sulmin mbi Ambasadorin e OSCE ne Tirane!

      Kerkesa e forte per te dy:
      BASHKEPUNONI NE HETIMIN E PERGJEGJESVE PER DHUNEN!

      AMBASADA E GJERMANISE AKOMA EDHE ME E FORTE!
      PERSERI ME EMER E MBIEMER DY PERGJEGJESIT,
      LULZIM BASHA E MONIKA KRYEMADHI

      Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci.
      Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05.2019, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.
      Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.
      Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive.
      Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.
      Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

      Shqip e Troc,
      bashkepunoni e dorezoni dhunuesit!

      Me qarte se kaq nuk ka!

      Nderkohe identifikimi eshte i qarte: ATA SI ORGANIZATORE KANE PERGJEGJESI PER DHUNEN E DHUNUESIT!

    • 19:50

      Surprizat e demokratëve në protestë, në murin e kryeministrisë 'shfaqet' Saimir Tahiri dhe Edi Rama (Foto)

      Në kohën që opozita është duke zhvilluar një marshim nga kryeministria për tek drejtoria e Policisë së Tiranës, të rinjtë e FRPD kanë organizuar me videoprojektor në murin e kryeministrisë, disa pamje.

      Në to shfaqen akuzat kryesore të demokratëve, ku përmendet edhe ish-ministri Saimir Tahiri, apo edhe akuzat për tenderin e Unazës së Re.

    • 19:41

      Protestuesit arrijnë tek Drejtoria e Policisë, shashka dhe kapsolla në oborrin e insitucionit

      Kapsollat e opozitës

      Protestuesit e opozitës kanë arritur pak minuta më parë tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

      Protestuesit kanë hedhur tymuese, dhe kapsolla në oborrin e këtij institucioni, ndërkohë që nuk ka patur asnjë përplasje nga policia dhe protestuesit.

      Kryedemokrati Lulzim Basha, i shoqëruar nga aleatët kanë qëndruar për disa minuta tek drejtoria, dhe më pas kanë rinisur marshimin për tek Ura e Brrylit, dhe për të kaluar tek Ministria e Jashtëm, për të kaluar tek pika e tretë e marshimit që është parlamenti.

    • 19:32

      Opozita në protestë...Fatmir Mediu i mbuluar deri në grykë, shihni çfarë ka veshur për t'u mbrojtur nga shiu (FOTO)

      Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zgjedhur të jetë unik në këtë protestë.

      Në dallim nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, që janë veshur me xhupa dhe mbajnë çadër, Mediu mban veshur një kostum anti-ujë.

      Fatmir Mediu, kryetar i PR
    • 19:20

      Basha nis qytetarët në marshim: Rama ik, shqiptarët le ta mësojnë misionin tonë hyjnor

      Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve që i janë bashkuar sot opozitës në protestë që të nisin marshimin. Fillimisht, marshimi i PD do të nisë tek Drejtoria e Policisë, për të shkuar më pas tek Kuvendi. Në kthim, tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që ndalesa e fundit do të jetë tek Drejtoria e Policisë. Basha tha se shqiptarët duhet t’a mësojnë mirë misionin hyjnor të opozitës, që është: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

      Pjesë nga fjala e Bashës:

      Iternerari nis tani, jemi para folesë së kryeministrit të bërë njësh me krimin. I ka ditët dhe orët e numëruara. Duhet të lëvizim në 5 pika që simbolizojnë vjedhjen ndaj shqiptarëve. Së pari, drejt institucionit që nuk ofron më drejtësi. Pas kësaj, do vazhdojmë drejt Kuvendit, me mesazhin tonë të prerë se nuk e njohim kuvendin e krimit. Rama ik! Më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që se lidh asnjë me kushtetutën dhe ligjin, por vetëm shërbimi pa kushte ndaj padronit. Së fundi, aty ku mbahen me të padrejtë vëllezërit dhe motrat tona, tek drejtoria e policisë. Para se të nisemi, le t’i japim edhe njëherë shqiptarëve misionin tonë hyjnor, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

    • 19:17

      Një fëmijë në protestën e opozitës, me flakadanë në dorë i mituri del përpara policëve

      Në protestën e opozitës ndodhet edhe një fëmijë. Ai është filmuar teksa bën xhiro me një flakadan në dorë që nxjerr zjarr dhe tym.

      I veshur me një mushama të verdhë, fëmija që duket qartë që është i mitur lëviz përpara rreshtit të parë të efektivëve.

    • 19:17

      Opozita proteston, Kryemadhi ikën në SHBA e shoqëruar nga Mehmetaj

      Monika Kryemadhi

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është nsiur ditën e sotme për në Shtetet e Bashkuata të Amerikës. Ende nuk është e qartë arsyeja e kësaj vizitë në SHBA.

      Nga ana tjetër, Opozita me në krye liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka dalë në shesh dhe po proteston kundër qeverisë Rama.

    • 19:14

      Protestuesit shashka e tymuese drejt Kryeministrisë (FOTO)

      Ka filluar zyrtarisht protesta e opozitës e paralajmëruar për t’u mbajtur në orën 18:30.

      Gjatë marshimit të tij drejt Kryeministrisë, protestuesit e kanë shoqëruar me tymuese, ndërsa me të marrë fjalën para kryeministrisë, shashkat, tymueset e kapsollat kanë vërshuar drejt kodinës së Kryeministrisë.

      Para protestës Partia Demokratike dhe LSI janë shprehur se do të jetë një protestë paqësore, një marshim protestë kundër dhunës së qeverisë.

    • 19:04

      Mes kapsollave dhe shiut, Basha flet para qytetarëve: Dhuna, e vetmja zgjidhje që ofron Rama

      Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para qytetarëve në nisje të protestës. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Basha tha se qeveria Rama vetëm dhunë iu ka ofruar qytetarëve.

      Pjesë nga fjala e Bashës:

      Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues.Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Dhunë për fëmijët e Bregut të Lumit, dhunë ndaj prindërve. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Ne refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Do i përgjigjemi me idealet e bashkimit dhe Europës, me fuqinë e shpresës së ka lindur. Se shuan dot as shiu, as dhuna barbare e Edi Ramës.

    • 18:51

      Basha del nga selia, u bashkohet protestuesve në shesh

      Basha del nga Selia e PD

      Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka lënë selinë blu rreth orës 18:50 për t’u drejtuar për në shesh, ku do të bashkohet me protestuesit, në atë që është quajtur si marshim-protestë.

      Po ashtu edhe zyrtarët e LSI  janë nisur nga selia drejt kryeministrisë. Ne krye te protestuesve të LSI-së, Zevendeskryetari Luan Rama, Nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputete të LSI. Nderkohe Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA për një vizitë pune

    • 18:46

      LSI jep mesazhin e fundit para protestës, Vasili: Dhuna është nga qeveria, Rama ik

      Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie ka dhënë mesazhin e fundit para protestës nga kjo forcë politike. Vasili ka thënë se nuk ka mesazh tjetër përveç kërkesës për rrëzimin e qeverisë.

      “Nuk ka asnjë mesazh tjetër përvec rrëzimit të kësaj qeverie. Dhuna është në krahun e qeverisë. Të gjithë qytetarët i kanë të qartë kush janë dhunuesit, provokatorët edhe ata që i vënë flakën makinave.

      Mijëra qytetrarë të Tiranës nuk janë tërhequr pas për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Sot të gjithë janë në shesh me moton ‘Rama ik’ . Qe fajtorët që vodhën të ndëshkohen.

      Ka vetëm një fajtor, një përgjegjës, një shkaktar të kësaj drama, dhe ky është Rama dhe qeveria e tij. Nuk ka për të pasur asnjë hap pas, nuk ka shantazh, alibi, dhunë që e ndal këtë protestë. I them qeverisë që të heqë dorë nga dhuna qoftë nëpërmjet medias apo formave të tjera.

      Qindra mijëra shqiptarë nuk i ndal asnjë formë kriminale. Ndaj sot të gjithë do të jemi me moton ‘Rama Ik’ dhe krimi të marrë fund njëhërë e mirë. Kemi luftuar që Shqipëria të jetë e paqtë, dhe meqënëse nuk është e paqtë do të jemi aty për atë mesazh që do buçasë aty dhe në të gjithë botën.”

    • 18:26

      Ambasada gjermane: Dënojmë dhunën, na shqetëson kërcënimi i ambasadorit të OSBE-së

      Ambasada gjermane dhe Borchardt

      Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Në një reagim zyrtar, shkruhet se dhuna duhet të dënohet maksimalisht të çdo lloji.

      Më tej ambasada thekson se protesta si ajo e datës 11 maj janë krejtësisht të papranueshme. Ajo cc’ka e shqetëson më tepër ambasadën gjermane është që drejtuesi i Prezencës së OSBE, Bernd Borchardt në Shqipëri është kërcënuar.

      Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

      Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

      Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv,”– shkruhet në reagimin zyrtar.

    • 18:20

      Banorët e Astirit në këmbë drejt Kryeministrisë, bllokohet qarkullimi

      Foto ilustruese (Banorët e Astirit)

      Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe sot banorët e Astirit, të cilët po marshojnë në këmbë nga “Unaza e Re” tek Kryeministria duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor.

      Me thirrjet “Rama ik” dhe jelekët portokalli karakteristik të protestës së tyre, ata po marshojnë në bulevard.

      Banorët e Astirit protestojnë prej muajsh kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata e kanë quajtur projektin si korruptiv dhe kërkojnë anulimin e plotë të tij.

    • 18:05

      "Jeni në një rrezik të madh", gazetari Artan Hoxha iu tregon shqiptarëve çfarë të bëjnë para bombave Molotov

      Artan Hoxha, gazetar investigativ

      Gazetari investigativ Artan Hoxha, iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes para protestave, për shkak të përdorimit të bombave molotov.

      Reagimi i plotë:

      Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov.

      Cfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

      (per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit)

      Bomba Molotov …

      është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.

      E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatrruar e dëmtuar tanket sovietike.

      Përbërja e saj

      Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lendë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës

      Për të shtuar rrezikshmërinë

      Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

      Si perdoret

      Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

      Origjina e emërtimit Molotov

      Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

      Ku perdoret

      Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

      Nese shihni dike me nje bombe Molotov te ndezur, qendroni sa me larg te jete e mundur, ne te kundert jeni para nje rreziku serioz….

      Meqe sot pasdite jemi para nje proteste kombetare te njoftuar nga opozita, dhe ne protesten e dites se shtune u shfaqen per here te pare gjate ketyre protestave, bombat Molotov.

      Cfare jane bombat Molotov, si jane krijuar, pse jane shume te rrezikshme per jeten e forcave te rendit, protestuesve dhe gazetareve?!!!

      (per perdorimin e gazit lotsjelles dhe masat mbrojtese kunder tij kam folur qe ne protesten e para te 16 shkurtit)

      Bomba Molotov …

      është një bombë artizanale që shkakton një dëm të menjëhershëm dhe krijon panik, e përdorur zakonisht nga guerrilasit urbanë dhe nga protestuesit e dhunshëm në sheshe.

      E shpikur gjatë luftës civile në Spanjë më 1936-1939 nga ‘Nacionalistët Spanjollë’ të gjeneralit Francisco Franco kundër ‘Republikanëve Spanjollë’ të përkrahur nga komunistët sovietik, sepse ishte mjeti ideal për të shkatrruar e dëmtuar tanket sovietike.

      Përbërja e saj

      Mjetet për të krijar një Molotov janë të thjeshtë, një shishe qelqi e mbushur me lendë djegëse e prereshme është benzina por edhe vajguri ka djegje të mirë. Shishja e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e lëndës djegëse. Në qafën e shishes lidhet një nap ose leckë e lagur me të njëjtin lëng djegës

      Për të shtuar rrezikshmërinë

      Për të rritur dëmet dhe rrezikshmërinë mund të shtohet në lëngun djegës, polisterol (bukëpeshku), me copa të vogla i cili në kontakt më benzinën shkrihet menjëherë dhe kur shishja shpërthen ka efektin e një bombe me napal duke u ngjitur pas objektit dhe duke rritur flakët të cilat janë më të vështira për tu shuar. Në rast kontakti të një trupi njerëzor dëmi është i konsiderueshëm dukë lënë pasoja të përhershme.

      Si perdoret

      Leckës së lagur i vihet flaka dhe menjëherë hidhet me forcë ndaj objektit që duhet goditur, forca është e nevojshme që shishja e qelqit të thyhet dhe të shpërthejë duke i vëne flakën objektit. Dëmet janë të menjëhershme, e mund të sjelli edhe vdekjen e personave ndaj të cilëve hidhet. Por dëmi kryesor është djegja dhe paniku në forcat ushtarake apo policore ndaj të cilëve hidhet bomba.

      Origjina e emërtimit Molotov

      Megjithëse është shpikur në luftën civile spanjolle në atë kohë nuk mori emër të veçantë. Gabimisht në popull mendohet që shpikësi i saj ishte Vjačeslav Molotov politikani sovietik nga e cila ka edhe emrin. Por kjo bombë u pagëzua me emrin MOLOTOV në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze gjatë luftës ruso-finlandeze, të cilët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të jashtëm sovietik Vjačeslav Michajlovič Molotov.

      Ku perdoret

      Përveç luftës civile sponjolle, e asaj ruso-finlandeze, është përdorur në mënyrë të madhe nga ushtria e kuqe sovietike në Luftën e Dytë Botërore ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

      Nese shihni dike me nje bombe Molotov te ndezur, qendroni sa me larg te jete e mundur, ne te kundert jeni para nje rreziku serioz….

    • 18:03

      Reagimi i ambasadave, reagon PD: Dënojmë dhunën, të gjenden ata që sulmuan shtëpinë e Borchardt

      TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas thirrjeve të ambasadave të akredituara në Tiranë.

      Me anë të një deklarate për shtyp, Bardhi u shpreh: “Sot do të jetë një marshim protestë, kundër dhunës për Shqipërinë si e gjithë Europa. I garantojmë qytetarët se Partia demokratike është kundër dhunës. Partia Demokratike është kundër ardhjes në pushtet me anë të dhunës e krimit të organizuar”.

      Ndërsa duke u ndalur tek dhunimi i banesës së ambasadorit të OSBE-së tha: “Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti, dhe t’i vërë para përgjegjësisë”.

      Më tej ai tha: “Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 majit”.

    • 17:42

      Ambasada Italiane: Dënojmë dhunën, veprimet ndaj Borchard, të papranueshme

      Ambasada italiane në Tiranë, dënon dhunën në protestën e opozitës më 11 maj, dhe shton se ky është një episod që nuk duhet pranuar në një demokraci normale.

      Gjithashtu, ambasada thotë se veprimet ndaj ambasadorit Borchard, janë të papranueshme.

      Deklaratë e Ambasadës së Italisë mbi protestat në Shqipëri

      E drejta për të protestuar është tipar thelbësor i një demokracie të shëndetshme, por protestat duhet të mbeten paqësore.

      Gjatë protestës së dhunshme të 11 majit pati të lënduar në radhët e policisë dhe të protestuesve, si dhe u dëmtuan disa godina publike.

      Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të dënojnë dhunën dhe të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe të qëndrojnë brenda kornizave ligjore. I kërkon gjithashtu forcave të rendit të tregojnë vetëpërmbajtje.

      Ambasada e Italisë dënon pa rezervë kanosjet ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, veprime të papranueshme në një demokraci.

      Së fundmi, Ambasada italiane u kërkon të gjitha palëve të fillojnë dialogun si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën aktuale politike dhe për të mbështetur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

    • 17:30

      Ambasada Britanike: Dënojmë dhunën, ambasadori i OSBE u frikësua, retorika s'është përgjigje në demokraci

      Reagimi i Ambasadës britanike

      Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka reaguar para protestës së opozitës dhe ka përsëritur apelin për evitim të dhunës në protestën e sotme.

      Në një reagim për mediat, ambasada thekson se në një demokraci moderne, dhuna dhe retorika nuk janë përgjigjie.

      Deklarata e plotë:

      E drejta për të protestuar është një përbërës thelbësor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore.

      Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit që plagosi si policinë dhe protestuesit dhe shkaktoi dëme në pronë.

      Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë janë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.

      Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër frikësimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në qëndrimin e tij zyrtar. Nuk ka vend për një veprim të tillë në një demokraci moderne.

      Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigja.

    • 17:22

      Parlamenti Europian: Dhuna mund të ndikojë në hapjen e negociatave me BE

      Parlamenti Europian

      Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i kanë drejtuar një letër opozitës, ku edhe i vënë kushte për protestën e sotme dhe ato të planifikuara në vijim. 

      Në letrën e tyre, Fleckenstein dhe Kukan i bëjnë thirrje qytetarëve të përmbahen nga të gjitha format e dhunës duke nënvizuar faktin se ajo mund të ndikonte në çeljen e negociatave. 

      Pamjet e se shtunës se kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi juaj nuk është gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti,“-shkruhet në letër. (Lexo këtu)

    • 17:00

      Protesta e opozitës, SHBA apel: Dënojmë dhunën dhe sulmin ndaj ambasadorit, Policia të vetëpërmbahet

      Ambasada e SHBA dhe protesta e 11 majit

      Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pak orë para protestës së opozitës. Në një reagim për mediat, SHBA thotë se dënon dhunën e protestës së 11 majit, dhe iu bën thirrje Bashës dhe Kryemadhit të tregojnë vetëpërmbajtje.

      Reagimi i plotë

      Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së. Këto veprime të dhunshme ishin të paligjshme dhe jodemokratike. Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore. Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët që të zmbrapsen nga përplasjet dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv, që synon t’i japë fund ngërçit politik.

    • 16:52

      Protesta e opozitës, zv. ministri: Policia profesionale, dënojmë molotovin

      Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka dalë në një konferencë urgjente për mediat pak orë para protestës së PD. Lamallari tha se policia është sulmuar të shtunën nga bomba molotov, fishekzjarre, por ia doli të tregohet profesionale.

      Lamallari tha se edhe në protestën e sotme, ka informacione se do të ketë përdorim të bombave molotov, dhe mjeteve të tjera piroteknike, që janë të palejuara. “Policia u tregua profesionale përballë dhunës. Dënojmë sulmet me molotov ndaj policëve më 11 maj.”-tha Llamallari. 

    • 16:37

      ‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/ Në Shkodër policia shoqëron disa persona

      Ka nisur lëvizja e protestuesve nga rrethet. Kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve.

      “Edi Rama ka filluar shoqërimet edhe në Shkodër. Ai është në grahmat e fundit. Edi Rama ka arrestuar disa persona dje, si dhe 10 të tjerë që kërkon t’i arrestojë sot. Ai i ka nisur arrestimet me invalidin Gjergj Çuni”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli.

      Mësohet se janë nisur protestuesit edhe nga rrethe të tjera drejt Tiranës. Degët lokale të Partisë Demokratike ndajnë edhe numrin e saktë të qytetarëve të nisur nga Korça. Nga Devolli janë nisur rreth 900 protestues, nga Pogradeci mbi 800 dhe nga Kolonja të paktën 500 protestues. Bëhet e ditur se nga Berati janë nisur rreth 1 000 protestues drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

    Shto Koment