Politike

Basha mbyll protestën pas 3 orëve marshim, por i prishet mikrofoni: Këtë qëndresë se kish parë as Europa

13 Maj 2019, 19:31 Nga DOSJA
Basha mbyll protestën pas 3 orëve marshim, por i prishet mikrofoni:

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, pas rreth 3 orësh protestë marshimi në institucionet kryesore të vendit, e mbylli protestën me një fjalim nga selia e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, ai su shpreh se një qëndresë dhe vendosmëri të tillë se ka pa as Shqipëria e as Europa.

“Shqipëria as Europa nuk e kishte njohur ndonjëherë këtë qëndresë dhe këtë vendosmëri, përmbi 3 orë. Litarët e shiut e lidhën shpresën tuaj me besimin që buron nga Zoti lart në qiell, me bindjen se Shqipëria nuk kthehet më kurrë në atë gjendje ku ishte më parë.

Mirënjohje e veçantë për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti jua shpërbleftë këtë sakrificë sonte. Mirënjohje për të gjithë ata që u bashkuan në këtë protestë nga të gjitha anët e vendit. Në mënyrë të veçantë falënderojmë qytetarët e Tiranës për pritjen e tyre dhe angazhimin në këtë protestë.

Sot treguam se nuk ka forcë mbi tokë që të na ndalë në kauzën tonë prë zgjedhje të lira e të ndershme. nuk ka forcë që të na detyrojë që të ulemi e të bëjmë pazar me të keqen. E keqja duhet të ikë, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pas 3 orësh kur shiu nuk ka pushuar asnjë çast, jemi edhe më të fortë, kundër të keqes“.

Ndërsa gjatë fjalës së tij ndodhi edhe një incident, ku mikrofoni me të cilin ai fliste para qytetarëve u prish. Këtë incident atë ai e kaloi me një batutë.

“Juve s’ka çfarë t’ju bëjë, por mikrofonin e prishi shiu.

Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit, por forca jonë është bashkimi, është pjesëmarrja, vendosmëria. Kësaj force nuk i bën dot ballë as Edi Rama as qeveria e tij e inkriminuar. Misioni që kemi nisur është mision brezash”, tha Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll