Sport

VIDEO/ Kosova humb me nder ndaj Spanjës! Perla e Halimit nuk mjaftoi për të ngacmuar “furinë e kuqe”

31 Mars 2021, 20:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Kosova humb me nder ndaj Spanjës! Perla e Halimit nuk mjaftoi

SPANJË– Kosova nuk i ka nisur mirë eleminatoret e Kupës së Botës Katar 2022. Pas Suedisë, këtë herë dardanët u mundën nga Spanja me shifrat 3-1. Spanjollët dominuan ndeshjen që nga fillimi i takimit, duke mos i lënë asnjë mundësi dardanëve që të godisnin portën. Goli i parë do të vinte vetëm falë kryeveprës së Olmos në minutën e 34, ndërsa dy minuta më vonë do të dyfishonte Torres.

Në goditjen e parë në portë nga Kosova mbërriti edhe ngushtimi i diferencave. Pas një topi të gjatë nga mbrojtësi i Kosovës, i cili shkoi drejt portës së Spanjës, portieri mori topin dhe i “ekzaltuar” vazhdoi drejt mesfushës. Halimi përfitoi nga dalja e portierit duke i marrë topin dhe nga 40 metra shënon një gol spektakolar, që mund të dalë lehtësisht goli i javës. Por Moreno do të trefishonte menjëherë shifrat për të mos lënë shumë vend për të shpresuar.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kosova spanja kosova spanja

Sondazh

Poll