Sport

VIDEO/ San Marino tremb vetëm në pjesën e parë! Manaj dhe Uzuni nderojnë Shqipërinë në të dytën

31 Mars 2021, 20:43 Nga DOSJA
VIDEO/ San Marino tremb vetëm në pjesën e parë! Manaj dhe

SAN MARINO- Shqipëria ia del të fitojë ndaj San Marinos në transfertë me shifrat 0-2. Takimi i tretë në Grupin I nuk rezultoi e lehtë për kuqezinjtë. Në 45 minutat e para ajo që shqetësoi tifozët ishte se lojtarët krijuan pak raste, pavarësisht mbajtjes së topit për 77% të kohës.

Në pjesën e dytë trajneri Edy Reja futi në lojë Uzunin dhe Roshin dy sulmues krahu për të bërë lojën më agresive. Megjithatë ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 63-të kur Manaj ia doli të shënojë me kokë. Golin e qetësisë e shënoi Uzuni në minutën e 85-të, pasi devijoi një top të gjuajtur nga Frederik Veseli.

Shqipëria renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkohë që Anglia mundi Poloninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Hungaria likuidoi Andorrën me rezultatin 0-3 dhe është e dyta me 7 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport san marino shqiperi san marino shqiperi

Sondazh

Poll