Sport

VIDEO/ Merr fund makthi! Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë

31 Mars 2021, 20:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Merr fund makthi! Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë

SAN MARINO-Ka startuar në orën 20:45 sfida mes San Marinos dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.Trajneri i Kombëtares Edi Reja shpesh deklaron se nuk është i prirur të bëjë eksperimente me formacionin, por vlerëson gjendjen e lojtarëve duke aktivizuar ata që janë më në formë.

Gjithsesi, nga formacionet që nisin ndeshjet, risitë apo të ashtuquajtura eksperimente nuk mungojnë. San Marino-Shqipëri ende e bllokuar 0-0 në 45′ e para dhe ajo që shqetëson është se kombëtarja kuqezi ka bërë vetëm gjysmë rasti, pavarësisht se ka mbajtur topin – siç është normale – për 77% të kohës!

54′ Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, Uzuni shërben për Hysajn, që depërton bukur, provon të japë një asist për Roshin në qendër të zonës, por topi ishte më i fortë seç duhej dhe nuk arrihet nga fieraku.

63’ ZHBLLOKOHET NDESHJA. Rey Manaj shënon gol me kokë pas topit të dhënë nga Uzuni

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport shqiperia shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2021, 15:46

KOSOVË-Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Spanjës. Biznesmeni i njohur dihet që është një dashamirës i madh...