Sport

‘Na kanë dhënë urdhër nga lart’/ Tension para ndeshjes! Autoritetet spanjolle kërkojnë të largohet flamuri i

31 Mars 2021, 18:56 Nga DOSJA
‘Na kanë dhënë urdhër nga lart’/ Tension para

SPANJË– Tensione para nisjes së ndeshjes Spanjë- Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”. Mosnjohja e Kosovës si shtet ka shkaktuar probleme para së albitri t’i frynte bilbilit.

Gazetarët dhe disa tifozë të ‘Dardanëve’ që janë të pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme me autoritetet e stadiumit, pasi kanë valëvitur simbole të Kosovës.

Siç duket edhe një videoja të publikuar nga Klan Kosova shihet që kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhërat janë nga lart. Mirëpo me insistimin e tifozëve dhe gazetarëve, në veçanti të kryetarit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha, flamuri ka qëndruar.

Problemet kanë nisur që dje në konferencat për shtyp, ku gazetarë të të përditshmeve më të njohura në Spanjë, ngurronin të përmendinin edhe emrin e Kosovës. Kjo për shkak se Spanja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të dyja skuadrat janë pjesë e grupit B, i cili kryesohet nga Spanja me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6. Në vendin e tretë me 2 pikë renditet Greqia, e pasuar nga Gjeorgjia me 1. Kosova është e fundit në grup, pasi nuk ka arritur që të sigurojë asnjë pikë.

(k.m.E.Ç./ Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kosove ndeshja spanje-kosove spanja kosove ndeshja spanje-kosove spanja

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2021, 15:46

KOSOVË-Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Spanjës. Biznesmeni i njohur dihet që është një dashamirës i madh...