Sport

“Çfarë kishte Shqipëria më shumë se Azerbaixhani?”, ja si përgjigjet De Biasi

31 Mars 2021, 14:41 Nga DOSJA
“Çfarë kishte Shqipëria më shumë se

AZERBAIXHAN – Aventura azere e ish-trajnerit të kuqezinjve të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, nuk po ecën në rrugën e pritshmërive. Tekniku italo-shqiptar është vënë në qendër të kritikave për rezultatet e arritura në krye të Azerbaixhanit.

Dy ndeshje, dy humbje, ky është bilanci i azerëve në turin kualifikues të botërorit “Katar 2022”. Pas humbjes 2-1 me Serbinë në Baku pasditen e djeshme, në konferencën për shtyp mbas ndeshjes, një gazetar e ka pyetur De Biasin: “Çfarë kishte Shqipëria më shumë se Azerbajxhani?”, ndërkohë që italiani i është përgjigjur, se shqiptarët janë popull që kanë emigruar dhe e njihnin Europën.

“Janë disa arsye. Shumë shqiptarë u zhvendosën në Europë në vitet ‘90. Situata nuk ishte e mirë atje kur mbërrita për herë të parë. Tifozët nuk e imagjinonin që ne do të shkonim në Europian, por ne e arritëm. Më janë dashur 4 vite që të arrija në Europian me Shqipërinë. Ne formuam një ekip në dy vitet e para. Pastaj lamë Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë pas dhe shkuam në Europian”,- u përgjigj tekniku 64-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport azerbaixhanit europian serbinë në baku shqiperia xhani de biasi azerbaixhanit europian serbinë në baku shqiperia xhani de biasi

Sondazh

Poll