Sport

Barça, 350 mln. euro humbje këtë vit! Prognoza, klubi me borxhe deri më 2023

31 Mars 2021, 15:46 Nga DOSJA
Barça, 350 mln. euro humbje këtë vit! Prognoza, klubi me borxhe

SPANJE – Prej kohësh është shkruar dhe thënë se situata financiare e Barcelonës është e vështirë. Një nga premtimet e Joan Laportas gjatë fushatës presidenciale, ishte do të bënte një audicion të rreptë, për të mësuar gjendjen e vërtetë financiare të klubit “blaugrana”.

“Esport3” zbulon, se sipas një inventari fillestar, Barcelona ka humbur rreth 350 milionë euro vetëm këtë vit, të shoqëruar me prognozën, se klubi katalan nuk do të dalë me fitim deri në sezonin 2022-23. Ky skenar, llogaritet edhe rinovimi i kontratës me Leo Messin.

Sakaq, drejtori i ri i përgjithshëm i klubit katalan, Ferran Reverter, që është edhe përgjegjës i këtij raporti, ka konfirmuar se përtej faktit se gjendja ekonomike është e vështirë, në verë klubi mund të jetë konkurrues në merkato, teksa rimëkëmbja ekonomike do të shtyhet në periudhë afatmesme.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 350 milionë euro barcelona ferran reverter joan laportas leo messin 350 milionë euro barcelona ferran reverter joan laportas leo messin

Sondazh

Poll