Sport

FSHF thirrje Policisë së Shtetit: “Arrestoni autorët e dhunës”

31 Mars 2021, 17:01 Nga DOSJA
FSHF thirrje Policisë së Shtetit: “Arrestoni autorët e

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal.
Dëshirojmë të theksojmë se në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë.

Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë. FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2021, 15:46

KOSOVË-Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Spanjës. Biznesmeni i njohur dihet që është një dashamirës i madh...