Sport

31 Mars 2021, 15:46 Nga DOSJA

KOSOVË-Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Spanjës. Biznesmeni i njohur dihet që është një dashamirës i madh i futbollit, por në një ndeshje kaq delikate, ku edhe politika është në mes deputeti i kuvendit të Kosovës, u ka premtuar shpërblim në mënyrën e tij.

Gjithashtu një konotacion shumë të bukur merr fjala e biznesmenit teksa shprehet se Spanja do e njohë Kosovën sonte si shtet. “Kosova sonte shkruan histori në Sevilla.

Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, shkruan Pacolli.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport behgjet pacolli kosove behgjet pacolli kosove

Sondazh

Poll