Sport

Nesër, Sacchi 75 vjeç, një jetë në lëvizje: “Në nëntor më thirri Guardiola…”

31 Mars 2021, 17:35 Nga DOSJA

ITALI – Nesër, Arrigo Sacchi mbush 75 vjeç. “La Gazzetta” e ka vizituar atë në shtëpinë e tij në Fusignano dhe zhvilloi një intervistë të gjatë, ku ish-trajneri i kuqezinjve ka dhënë opinione dhe treguar disa nga përvojat e karrierës së tij.

“Bayern luan mirë, Manchester City gjithashtu, dhe kjo që kur ata kanë filluar të presojnë lart. Guardiola më thirri në nëntor, në një moment kritik për të. Pep përmirëson kampionatet ku ai luan, sepse transmeton njohuri dhe kurajo te skuadrat që ai stërvit. Siç bëri Milani im. Në fakt në ato vite ne fituam në Europë, edhe italianët e tjerë gjithashtu. Në 10 vitet e fundit askush nuk po fiton më.

Atalanta dhe Milani janë skuadrat që luajnë më mirë. Unë e admiroj Piolin, por ai akoma nuk ka arritur të krijojë një identitet kaq të fortë te një nga ekipet e tij. Atalanta bën presionin më sistematik. Askush nuk ka 11 lojtarë aq aktivë sa Gasperini. Conte është në rrugën e duhur, ju mund të shihni se ai po lufton dhe lufton kundër disa zakoneve të vjetër,”- ka deklaruar ndërmjet të tjera ish-trajneri i shquar Arrigo Sacchi, i cili nesër ka 75-vjetorin e ditëlindjes së tij.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” arrigo sacchi atalanta gasperini guardiola manchester city milani “la gazzetta dello sport” arrigo sacchi atalanta gasperini guardiola manchester city milani

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2021, 15:46

KOSOVË-Behgjet Pacolli ka menduar të motivojë lojtarët e Kosovës në prag të ndeshjes ndaj Spanjës. Biznesmeni i njohur dihet që është një dashamirës i madh...