Sport

VIDEO / Pamje skandaloze te të rinjtë, grushta dhe shkelma midis njeri-tjetrit, ku përfshihen edhe prindërit

31 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
VIDEO / Pamje skandaloze te të rinjtë, grushta dhe shkelma midis

TIRANE – Janë luajtur ndeshjet e kampionatit të Kategorisë Superiore për U-19. Skuadra e Football Republic U-19 është përballuar me bashkëmoshatarët e tyre të Teutës, sfidë kjo që është mbyllur në barazim 2-2.

Mirëpo ajo që ka ndodhur gjatë takimit, nuk i ka ngjarë aspak një gare sportive. Ajo më tepër i ka ngjarë një ndeshje boksi, se sa një ndeshjeje futbolli. Kur ndeshja ishte në shifrat 1-1, në favor të ekipit vendës, akorodohet një penallti në minutën e 89-të.

Penalltia shndërrohet në gol dhe rezultati shkon 2-1 për Football Republic. Ndërkohë, në fushë ka nisur një sherr masiv, pasi lojtarët fillojnë boksin. Gjithçka ka nisur nga nje debat mes një sulmuesi të Football Republic me portierin kundërshtar durrsak.

Sakaq, veç tyre në përleshje janë përfshirë edhe prindërit, që ishin të pranishëm në këtë kompleks, shkruan Newsport. Eshtë dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të shuar sherrin. Në minutën e 93-të te takimit, Teuta barazoi rezultatin në 2-2.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport football republic u-19 kampionati u-19 kategoria superiore teuta football republic u-19 kampionati u-19 kategoria superiore teuta

Sondazh

Poll