Politike

“Kam prova”, Alibeaj: Lleshaj urdhëroi dhunën, u largua nga dera dytësore e Drejtorisë së Policisë

13 Maj 2019, 12:57 Nga DOSJA
“Kam prova”, Alibeaj: Lleshaj urdhëroi dhunën, u largua

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që të shakrkohet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe Arben Baro, shef i FNSH-së.

Ne një deklaratë për mediat, Alibeaj theksoi se ka prova filmike që ka qenë Lleshaj ai që e urdhëruar dhunën ndaj qytetarëve në protestën e opozitës që u zhvillua më datë 11 maj.

Sipas tij, në provat filmike shihet gjithashtu Lleshaj teksa largohet nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në momentin që mbrëmjen e të shtunës u njoftua zhvendosja e protestës së opozitës.

Deklarata e Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike dënon me ashpërsi dhunën kriminale të policisë kundër protestuesve të shtunën dhe kundër sekretarit organizativ Sahit Dollapi.

Sandër Lleshaj, ky mbeturinë tranzicionit shqiptar do të mbajë përgjegjësi personale për urdhrat e paligjshëm që i ka dhënë policisë për goditjen e qytetarëve me gaz helmues luftarak dhe për përdorimin e dhunës fizike kundër protestuesve paqsorë.

Partia Demokratike disponon të dhëna të mjaftueshme për ta çuar sadistin Sandër Lleshajn para drejtësisë për shkelje flagrante të ligjit të policisë së shtetit!

Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të provuar se urdhri për dhunën shtazarake kundër qytetarëve është dhënë nga Sandër Lleshaj me porosi të Edi Ramës.  Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe krimineli tjetër me uniformë Arben Baro duhet të shkarkohen nga detyra dhe të hetohen menjëherë.

Ka prova filmike se Sandër Lleshaj, i cili në shkelje të ligjit komandon operacionet e policisë kundër opozitës, është duke u larguar si hajdut nga dera dytësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi njoftohet të shtunën në mbrëmje për zhvendosjen e protestës së opozitës.

Bashkimi ynë në marshimin e protestës sot ne oren 18:30, për zgjedhje të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri e përkohshme pa kryehajdutin Edi Rama, është beteja e vërtetë europiane, që e nxjerr Shqipërinë nga udhëkryqi i rrezikshëm dhe siguron stabilitet afatgjatë për vendin.

Ne jemi sot ne krah të popullit për t’i thënë Edi Ramës dhe kujtdo tjetër që ka vendosur të ndjekë rrugën e dhunës dhe të destabilitetit, se shqiptarët e bashkuar dhe opozita nuk gjunjëzohen përpara dhunës shtazarake të një qeverie që ka ardhur në pushtet me votat e blera me krimin e organizuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben baro enkelejd alibeaj protesta e opozites 11 maj 2019 rebani jaupi sander lleshaj arben baro enkelejd alibeaj protesta e opozites 11 maj 2019 rebani jaupi sander lleshaj

Sondazh

Poll