Politike

Basha del nga selia, u bashkohet protestuesve në shesh

13 Maj 2019, 16:58 Nga DOSJA
Basha del nga selia, u bashkohet protestuesve në shesh

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka lënë selinë blu rreth orës 18:50 për t’u drejtuar për në shesh, ku do të bashkohet me protestuesit, në atë që është quajtur si marshim-protestë.

Basha ishte i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë demokrat, ish-deputetë dhe përkrahës të PD-së

Po ashtu edhe zyrtarët e LSI  janë nisur nga selia drejt kryeministrisë.

Në krye te protestuesve të LSI-së, Zevendeskryetari Luan Rama, Nënkryetari Petrit Vasili, sekretari i përgjithshëm Endrit Braimllari si dhe ish-deputete të LSI.

Ndërkohë, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA për një vizitë pune.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kanë zhvilluar një marshim proteste për gati 3 orë. Marshimi nisi pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha. Protestuesit marshuan rreth e qark 5 institucioneve.

Në vend të Said Dollapit, turma u udhëhoq nga Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli. Basha tha se dhuna nuk vjen nga opozita, por nga qeveria. Reagojnë SHBA dhe ambasadat para proteste: Distancohuni nga dhuna. Protestoni paqësisht.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha basha del nga selia protesta e opozites 13 maj 2019 basha basha del nga selia protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll