Politike

‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/ Në Shkodër policia shoqëron disa persona

13 Maj 2019, 14:21 Nga DOSJA
‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/

SHKODËR- Ndërsa opozita ka thirrur një protestë kombëtare për t’u mbajtur pasditen e sotme në orën 18:30, ka nisur lëvizja e protestuesve nga rrethet.

“Edi Rama ka filluar shoqërimet edhe në Shkodër. Ai është në grahmat e fundit. Edi Rama ka arrestuar disa persona dje, si dhe 10 të tjerë që kërkon t’i arrestojë sot. Ai i ka nisur arrestimet me invalidin Gjergj Çuni”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli.

Amuli i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve.

Po ashtu, mësohet se janë nisur protestuesit edhe nga rrethe të tjera drejt Tiranës.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 13 maj protesta e 13 majit protesta e opozites protestuesit nga shkodra 13 maj protesta e 13 majit protesta e opozites protestuesit nga shkodra

Sondazh

Poll