Politike

Sulmi barbar ndaj Said Dollapit, kujtohet pas 2 ditësh Rudina Hajdari: Shërim të shpejtë!

13 Maj 2019, 14:32 Nga DOSJA
Sulmi barbar ndaj Said Dollapit, kujtohet pas 2 ditësh Rudina Hajdari:

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, ka reaguar pak orë para protestës së 5 kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i uron shërim të shpejtë Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, i cili u dhunua nga policia protestën e të shtunës, ajo bën thirrje për shmangie të përplasjeve.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”, – shkruan Hajdari.

Ky është reagimi i parë i Hajdarit lidhur me plagosjen e Said Dollapit. Rudina Hajdari, mbrëmjen e dhunimit të Said Dollapit, sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha, si të padenjë.

Said Dollapi, u kthye në objekt debati mes mazhorancës dhe opozita. Dollapi, u dhunua nga policia në protestën e 11 majit, tek parlamenti. Ai u shoqërua nën breshërinë  e shkopinjve të gomës, pasi nuk pranoi të shoqërohej në polici. 

Pas disa orëve apel nga opozita dhe Avokati i Popullit, ai u lejua të shkonte në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

(B.b.f.g/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike plagosja e sait dollapit protesta e opozites 13 prill 2019 rudina hajdari plagosja e sait dollapit protesta e opozites 13 prill 2019 rudina hajdari

Sondazh

Poll