Politike

Raporti i DASH për korrupsionin! Ambasada e SHBA: Prokurorët ndjekin rastet, por fenomeni është i përhapur. Yuri Kim vetëo

31 Mars 2021, 15:30 Nga DOSJA
Raporti i DASH për korrupsionin! Ambasada e SHBA: Prokurorët ndjekin

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar pasi raportit që publikoi ditën e djeshme Departamenti Amerikan i Shtetit për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, ku evidentohej edhe situata në Shqipëri. Në një postim të bërë sot në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ambasada thotë se raporti ka vërejtur se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por fenomeni është i përhapur.

“Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë,”-shkruan Ambasada.

Shënimi i postuar në rrjetet sociale, është pasuar me një zotim nga ambasadorja në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit, duke përmendur mesazhin e presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke siguruar se Shqipëria do të mbështetet gjithmonë nga SHBA për të fituar sfidat me korrupsionin. 

“Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut & luftën kundër korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare & globale. SHBA-të do të punojnë më shumë se kurrë me Shqipërinë- qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e zakonshëm – në ndjekje të këtij përparësie,”-shkruan Kim.

Në raportin e publikuar ditën e djeshme nga DASH, evidentohej se në Shqipëri problem mbetej mosndëshkimi i krimeve, korrupsioni dhe mungesa e transpartencës së qeverisë. Jashtë raportit nuk u la as media. Sipas DASH, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

(k.m.A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ambasada amerikane dash yuri kim ambasada amerikane dash yuri kim

Sondazh

Poll