Politike

Rama në Shkodër: Merr bangladeshas në punë se s’dinë shqip dhe nuk bëjnë thashetheme, kur të mësojnë ndërroji se ju

31 Mars 2021, 12:35 Nga DOSJA
Rama në Shkodër: Merr bangladeshas në punë se

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama është shfaqur mjaft i entuziasmuar në momentin që një biznesmen që kishte fasoneri në Shkodër tha se kishte porositur 300 punëtorë nga Bangladeshi që do t’i paguante me nga 400 dollarë. Pa menduar për shqiptarët që mund të mbeten pa punë në momentin që vijnë të tjerë nga jashtë, Rama tha se kjo është një gjë shumë e mirë, pasi ata nga Bangladeshi nuk dinë as shqip dhe nuk merren me politikë.

Madje, kryeministrit iu duk më e arsyeshme nëse një bangladeshas paguhej 400 dollarë në muaj dhe madje do të kishte të paguar fjetjen dhe ushqimin. Pra, llogaritur me pagën mesatare që merr një shqiptar në fabrika e fasoneri, një bangladeshas do merrte rrogën e dy shqiptarëve.


Pjesë nga biseda. Momenti në minutën 17:00

Edi Rama: Shtatë ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj, dhe me këtë pagë që jep ti këtu, se unë shoh që kanë filluar të marrin edhe të tjerët, merr direct…nga Bangladeshi…

Biznesmeni: Po, po nga Bangladeshi, kam porosit

Edi Rama: I ke porosit? Në rregull…

Biznesmeni: 300 punëtorë do vijnë, me 400 dollarë…

Edi Rama: Ata kanë edhe një gjë…do tu sigurish edhe një vend për të fjetur.

Biznesmeni: Ushqimin edhe fjetjen…e kanë Brenda ushqimin.

Edi Rama: E kanë Brenda, shumë në rregull. Aq më mirë, dhe i ke pronto. Nuk dinë as shqip të merren me thashetheme

Biznesmeni: Do bëj një kat apostafat

Edi Rama: Kur të fillojnë të mësojnë shqip ndërroji se fillon ju hyn krimi, jo politika, jo kjo, e ajo…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll