Politike

Tabaku në njësinë nr 2: PD, në ndihmë të biznesit, do të eliminojmë fiskalizimin

31 Mars 2021, 14:34 Nga DOSJA
Tabaku në njësinë nr 2: PD, në ndihmë të biznesit,

TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë,  Jorida Tabaku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr 2 në Sauk, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që ata kanë.

Tregtarët thanë se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, u shprehën ata. “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.

Tabaku u premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre.

Tabaku nënvizoi se nxitja e ekonomisë është prioritet i PD, së bashku më punësimin, kryesisht atë të të rinjve.


BISEDA

Si ka shkuar puna?

Puna siç është rilindja, ashtu është.

Kaq keq është?

Më keq se aq, sidomos ky vit njëherë, ka qenë më keq se vitet e tjera, akoma dhe më i ndjeshëm!

Akoma dhe më keq!

Nuk ka më keq!

More ndonjë mbështetje në kohë të pandemisë?

Mora një, një mbështetje kam marrë pastaj ma hoqën dhe nga skema e përfitimeve, vetëm ajo ishte, vetëm ajo 400 mijë lekshi.

Pagove taksa ndërkohë?

Të gjitha, unë qera paguaj për një muaj, paguaj 1 milionë e 200 mijë lekë, në shtetizolim kam marrë vetëm 400 mijë lekë.

Po e papërfillshme!

Shumë e papërfillshme!

A do ta ndryshojmë apo jo?

Do ta ndryshojmë se s’bën!

Erdha thjesht për t’u prezantuar dhe ta di si shkojnë punët!

Copë-copë mo!

Ky është biznesi yti? Ku punon? Si po të shkon? Dobët? Ne kemi një plan pune mbështetje për biznesin e vogël, do të eleminojmë fiskalizimin dhe më e rëndësishmja, është që të nxisim ekonominë! Sot ekonomia është në ngerç! Ti e sheh që nuk ka konsum dhe ti e sheh që nuk blejnë produkte ushqimore. Ti je në shkollë, ke studiuar?

Të mesmen!

Edhe t’i japim mundësi punësimi dhe rinisë. Mundësi arsimi dhe punësimi. Djem të rinj si puna jote, duhet të gjallërojnë ekonominë, duhet edhe të hapin biznese, e të kenë mundësi vetë për t’ia dalë në jetë!

Si ke qenë? Si jeni? Mirë si kaluat?

Mirë ,ju si jeni?

Plot?

Ç’ka!

Tani e ka hapur si biznes!

E ka hapur në kohë të vështirë, po do ndryshojë pas një muaji!

Ishalla!

Me mbështetjen tënde po! Faleminderit! Gjithë të mirat!

Si ke qenë?

Mirë si je ti? Si kalove? Erdha të prezantohem, do jem deputetja e PD-së për këtë zonë!

Faleminderit! Suksese ishalla! E kemi për nder!

Unë në fakt e kam për nder që do përfaqësoj komunitetin tuaj!

Je grua zonjë!

Faleminderit! Partia Demokratike është numri 9! Fiskalizimin ua kanë sjellë apo jo?

As nuk e kam haberin fare!

As kanë për t’ua sjellë se do ta anullojnë!

Ne jemi biznes i vogël!

I vogël pra po do ta anullojnë, i kanë vënë bizneseve të vogla 1 mijë euro shtesë!

Po ça do t’i bëjnë?

Po ku e di unë? E di Edi Rama! Ua merr juve, jep tendera, konçesione!

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jorida tabaku zgjedhjet 25 prill 2021 jorida tabaku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll