Politike

Manastirliu jep LAJMIN: Më 20 prill do të vijnë 20 mijë doza nga Pfizer më 23 qershor edhe 23 mijë të tjera 

31 Mars 2021, 14:03 Nga DOSJA
Manastirliu jep LAJMIN: Më 20 prill do të vijnë 20 mijë doza

TIRANË- Më datën 20 prill, në vendin tonë do të mbërrijnë 20 mijë vaksina nga kontrata e qeverisë shqiptare me Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar se 23 mijë doza të tjera do të vijnë në muajin qershor përmes COVAX.


Manastirliu, gjatë inspektimit në qendrën e vaksinimit në Koplik, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ku më tej tha se priten të merren dozat e tjera të vaksinës kineze të siguruara nga marrëveshja me kompaninë turke.

“Deri më tani procesi ka ecur shumë mirë. Do të kemi deri më 20 Prill, 20 mijw vaksina nga Pfizer. Sot kemi marrë edhe një informacion për një nga dritaret që kemi aplikuar nga COVAX-i. Në qershor do kemi edhe 23 mijë vaksina të Pfizerit. Ndërkohë që presim edhe vaksinat AstraZeneca dhe gjithashtu edhe vaksinat nga kompania turke. për kalendarin tjetër të distribucionit. Sot procesi ka vazhduar në të gjithë Shkodrën”, tha Manastirliu.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll