Politike

Mesazhi nga Biden dhe sekretari i shtetit/ Yuri Kim rendit përparësitë: Luftë korrupsionit, do punojmë me qeverinë, opozitën dhe qytetarët 

  • Ambasada e SHBA: Prokurorët ndjekin rastet, por fenomeni është i përhapur
  • Yuri Kim shkruan se SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë, opozitën dhe qytetarët, duke e ndjekur problematikën me përparësi.
    Featured image of article: Mesazhi nga Biden dhe sekretari i shtetit/ Yuri Kim rendit përparësitë: Luftë korrupsionit, do punojmë me qeverinë, opozitën dhe qytetarët  Yuri Kim

    TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është vetëofruar për të ndihmuar vendin tonë në luftën ndaj korrupsionit, që u evidentua si problem në raportin e DASH. Me anë të një postimi në Tëitter, Kim risjell zotimin e presidentit amerikan Joe Biden për përparësitë e administratës së tij, duke u vetëofruar për ndihmë.

    Në postimin e saj, Kim shkruan se SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë, opozitën dhe qytetarët, duke e ndjekur problematikën me përparësi.

    Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut & luftën kundër korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare & globale. SHBA-të do të punojnë më shumë se kurrë me Shqipërinë- qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e zakonshëm – në ndjekje të këtij përparësie,”-shkruan Kim. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në raportin e publikuar ditën e djeshme nga DASH, evidentohej se në Shqipëri problem mbetej mosndëshkimi i krimeve, korrupsioni dhe mungesa e transpartencës së qeverisë. Jashtë raportit nuk u la as media. Sipas DASH, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment