Politike

‘Komunizimi ka vdek’, PD luftë me mullinj ere’/ Rama nga Shiroka, ‘shigjeta’ Bashës : Policia s’reagon në takime,

31 Mars 2021, 15:18 Nga DOSJA
‘Komunizimi ka vdek’, PD luftë me mullinj ere’/ Rama nga

SHKODËR– Komunizimi dhe Voltana Ademi! Kjo ka qenë kryefjala e kryeministrit Edi Rama në aktivitetin politik në Shirokë, të zhvilluar pasditen e sotme. Fjalën e tij, Rama e ka nisur me “lavdet” për investimin e bërë në Shirokë, duke hequr një paralele me Shkodrën, që ndodhet vetëm pak kilometra.

Ai akuzoi kryebashkiaken Voltana Ademi për mungesë bashkëpunimi, duke e cilësuar si shembull të injorancës. Sipas tij, Partia Demokratike kishte krijuar shembullin e një fantazme “komuniste”, ndaj të cilës kishin shpallur luftë. Duke përdorur fabulën e librit “Don Kishoti”, numri një i qeverisë foli për një luftë me mullinj ere.

I revoltuar për epitetin e vënë ndaj Partisë Socialiste si Komunistë, numri një i maxhorancës me tone të ngritura përmendi faktin se ishte nipi i Zef Kolombit, duke i hapur rrugën sulmeve ndaj kundërshtarëve politikë. 

Pasi përmendi gjithë aleatët e Partisë Demokratike, u ndal më gjatë tek paraardhësi i tij Sali Berisha, duke e cilësuar si “gogoli i Lalëzit” dhe tek kryedemokrati Lulzim Basha. Këtë të fundit e akuzoi sërish se po krijonte vatra infektimi me koronavirus, duke rrëfyer edhe një komunikim që kishte pasur me Policinë e Shtetit për mitingjet e organizuara nga PD. Kryesocialisti shtoi se Policia nuk mund të futej në luftë me një “tufë të papërgjegjshme”, pasi sipas tij e kishin treguar që mund të reagonin edhe më keq, ndaj ia kishin lënë qytetarëve që t’i vlerësonin. 

Duke iu kthyer edhe njëherë akuzave për Ademin, nga Shiroka, kryetari i maxhorancës kërkoi edhe njëherë votën, për të marrë një mandat të tretë qeverisës.  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll