Politike

Partia Demokratike: Koha kur Taulant Balla vendos po ngushtohet përditë e më shumë

31 Mars 2021, 13:21 Nga DOSJA
Partia Demokratike: Koha kur Taulant Balla vendos po ngushtohet

ELBASAN– Partia Demokratike e degës në Elbasan me anë të një deklarate për mediat bëjnë të ditur se me 25 prill qytetarët, sipërmarrësit dhe ekonomia e qytetit do të fitojë. Në deklaratë, PD shkruan se koha kur vendoste Taulant Balla po ngushtohet çdo ditë e më shumë.

DEKLARATA:

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës. Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik, z.Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që lëshohen për të vënë gjoba me urdhër të Taulant Ballës. Koha kur Taulant Balla vendos se kush duhet të marrë tenderat, kush duhet të privatizojë pasuritë, kush duhet të punojë, po ngushtohet përditë e më shumë.

Për fat të keq, investimet në Elbasan dhe gjithë qarkun Elbasan kanë mbetur në vendnumuro prej 8 vitesh! Prandaj më 25 Prill qytetarët dhe sipërmarrësit, ekonomia e Elbasanit do të fitojë.

Ky reagim, vjen pas deklaratës që Taulant Balla tha ditën e sotme në Elbasan. Teksa po shikonte punimet në një rrugë të Elbasanit, ai tha se njerëzit e Bashës marrin në telefon kompanitë e zbatimit të projekteve dhe u thonë ulni ritmin e punimeve ose bllokoni punimet deri më datë 25.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll