Politike

Syri që monitoron gjithçka! Luftë brenda llojit brenda partive, pas PS edhe PD merr masa. Mesazhi për kandidatët: Po krijon

31 Mars 2021, 14:57 Nga DOSJA
Syri që monitoron gjithçka! Luftë brenda llojit brenda partive,

TIRANË– Fushata është ndezur dhe porositë për kandidatët në lista kanë nisur të shpërndahen në të dyja kampet. Një mesazh, i cili pretendohet se është dërguar nga Kryesia e Partisë Demokratike po qarkullon në media. Mësohet se “truri” i PD-së u ka kërkuar të zgjedhurve të Bashës që gjatë fushatës elektorale të përdorur dhe të reklamojnë vetëm numrin 9, atë që u përkon në fletën e votimit dhe jo atë personal. I gjithë qëllimi është që numrat e ndryshëm që reklamohen në rrjete sociale dhe jo vetëm të mos krijojnë konfuzion tek qytetarët. 

“Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN. Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9”, thuhet në mesazh.

MESAZHI I PLOTË:

Te nderuar kandidat/e, Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe, Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj. Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9. Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar. Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale. Faleminderit per mirkuptimin.

Një mesazh i ngjashëm u shpërnda dje edhe nga pala tjetër. Vetë kryeministri Edi Rama, në një komunikim me kandidatët e tij kërkoi që të dilnin në terren dhe të merrnin vota për Partinë Socialiste dhe të mos fokusoheshin tek ato individualet. (Shiko këtu) Mesa duket lufta brenda llojit në të dy kampet ka nisur dhe të gjithë bëjnë llogaritë për votat që u duhen për të marrë një karrige në Kuvend. Më pas, mendojnë për Partinë. 

Megjithatë këto sjellje individualiste janë pikasur nga krerët e partive që mesa duket nuk janë kursyer në urdhrat direkte që kanë shpërndarë; mbështetje për Partinë, jo individin! 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mesazhi i pd per kandidatet pd zgjedhjet 25 prill 2021 mesazhi i pd per kandidatet pd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll