Politike

Edi Rama: Pas të moshuarve, të parët që vaksinohen janë punëtorët e fasonerive dhe fabrikave

31 Mars 2021, 12:14 Nga DOSJA
Edi Rama: Pas të moshuarve, të parët që vaksinohen janë

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas të moshuarve, të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e fabrikave dhe të fasonerive.

I pranishëm në Shkodër, në një fasoneri të hapur nga një grua shqiptare me bashkëshortin e saj italian, Rama tha se pas vaksinimit të të gjithë gjysheve e gjyshërve, vaksinimi për moshat e reja, do të nisë me të gjitha vajzat dhe gratë e fabrikave. Për burrat, Rama tha se kismet kur u vjen radha. 


“Do t’ju them edhe një gjë. Pas vaksinimit të gjithê gjysheve e gjyshërve, ne do ta nisim vaksinimin për moshat më të reja, me të gjitha vajzat dhe gratë e mrekullueshme të fabrikave me material porositësi. burrat, kismet burrat,”- shkruan Rama krah videove. 

Sot vijon dita e katërt e vaksinimit masiv në Shqipëri. Në totl, sipas ministers Ogerta Manastirliu deri më tani janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ndërkohë që shumë të tjerë presin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll