Politike

‘Tha kam hallin e grave lart’/ Rama: I thashë italianit ke marrë alamet goce shqiptare, bëni fëmijën e dytë, këtu te

31 Mars 2021, 12:21 Nga DOSJA
‘Tha kam hallin e grave lart’/ Rama: I thashë italianit ke

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një biznes fasonerie në Shkodër. Ai u takua me çiftin e pronarëve të cilët së bashku kanë një vajzë. Rama u ndal te kjo pjesë, duke i thënë se duhet ta bëjnë vajzën me një motër ose vëlla.

Me shaka, ai e ndau bisedën dhe me gratë e fasonerisë. Rama shtoi se italiani i kishte thënë që ka hallin e grave lart.


BISEDA:

Rama: Si e ke emrin ti? Ke vëlla motër?

Vajza: Jo nuk kam.

Rama:Si nuk ke vëlla motër, ca bëjnë këta?

Burri: Po e provojmë.

Rama: Po ca je duke provuar? Ke marrë këtë grua të bukur nga Shqipëria, duhet ti japësh një motër a vëlla vajzës.

Burri: Po e provojmë.

Rama: Në Shqipëri, kur vjen i dyti vjen me para. Ca është kështu, vjen ai këtu dhe nuk bëjnë fëmijë të tjerë.

Rama: Bëra llafe me këtë, i thashë italianit ke marrë alamet goce, po një motër duhet tja bëjnë vajzës.

Gratë e fasonerisë: I kemi thënë dhe ne.

Rama: Më tha e kam penguar une, se kam hallin e grave lart së nuk mund ti le vetëm.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll