“Asnjë subvencion në 8 vjet”, Ina Zhupa me fermeret e agrumeve në Sarandë: Qeveria Basha do të financojë prodhimin ven
31 Mars 2021, 11:29Nga DOSJA
SARANDË– Kandidatja për deputete e qarkut të Vlores Ina Zhupa takoi fermerët e mandarinave, portokalleve dhe limonave te Mursise dhe Xares. Ata i shprehen shqetesimet e tyre kandidates Zhupa, se si ne 8 vjet nuk kishin marrë asnjë subvencion për prodhimet e tyre dhe nuk ishte bërë asnjë investim infrastrukturor që ti lehtesonte në shitjen e produktit.
Zhupa u shpreh: “ Ne nisëm tunelin e Kardhiqit qe ju lehteson shume juve punën, lehteson edhe gjithe qarkun tone, qarkun e Vlores, keta kane 8 vjet që nuk e bitisën dot. Kane 8 vjet që nuk kanë një bilanc që të thonë: ne kemi bërë keto rruge, ju kemi dhënë kaq para për subvencione, ju kemi dhënë kaq para për naftën,etj etj . Keta s’kanë bilanc.
Tani ti si mund të më vish të më kerkosh voten ? Kur ti nuk ke bere asgje ne 8 vjet?! Une s’kam budalla qe te genjehem qe te jap edhe 4 vjet te tjera që ti te pasurohesh dhe pastaj ti thuash qe s’kam para te te jape. Se ju jeni vete pronar shumica dhe keni punetoret tuaj. N.q.s një punëtor ju gënjen për 8 vjet, ju vjedh produktet, nuk ju hedh plehun, ju mashtron, ju prish punë do ta merrnin prap ne pune ? S’do ta merrni, do ta perzini. Keshtu duhet të bëni edhe me Edi Ramen! Do ta beni per te miren tuaj dhe do ta perzeme të gjithë bashkë që te arrijme te fitojme keto plane konkrete qe kemi bërë.
Gjithashtu Zhupa i njohu me planet konkrete per ndihmen e fermerit: Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipermarrjen e tij ekonomike, Numri Personal i Identifikimit do të jetë NIPT-i i fermerit. Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi. Asnje kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me cmimet më të ulta në rajon.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Komisioni Europian ka disbursuar në emër të Bashkimit Eurpian fondin prej 90 milionë eurosh në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financia...
TIRANË– Partia Demokratike iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një deklarate për mediat. Ata shkruajnë se Rama është i kapur mat në paniku...
TIRANË– Belind Këlliçi ka denocnuar një drejtor të ndërmarrjes Shtetërore të Transportit “Misto Mame”. Në një status në rrjetet sociale, shkruan se ...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një të moshuar, i cili kërkoi që të ketë aparaturë sysh dhe veshësh në qytetin e Shkodrës. I ndodhur në qendr...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, aty ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit. Pas daljes nga qendra, Rama dha një...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme mitingun e kryedemokratit Lulzim Basha në Korçë. Ai ka ndarë foton nga procesi i vaksinimit...
KORÇË– Kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi që ndalesën e parë të tij në Korcë ta bëjë në Lëndinën e Lotëve. Ai ndaloi për disa minuta dhe ndezi një q...