Aktualitet

‘Beteja ende nuk ka mbaruar’/ Brataj: Ka ulje të vizitave në shtëpi! Tirana kryeson në numrin e të infektuarve

31 Mars 2021, 12:52 Nga DOSJA
‘Beteja ende nuk ka mbaruar’/ Brataj: Ka ulje të vizitave

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bëri të ditur se janë ulur vizitat mjekësore në banesa për rastet Covid. Nga konferenca e Komitetit Teknik, Brataj u shpreh se Tirana është qyteti me rrezikshmërinë më të lartë, i ndjekur nga Fieri, Vlora dhe qytete të tjera me radhë.


‘Vazhdon monitorimi i situatës. Jemi në 1 mijë e 700 thirrje në 24 orë. Ka një ulje të numrit të vizitave në banesë, jemi në 400. Nga 223 që ishim në fillim të marsit, tani jemi 100. Kryeson Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi. 53.6% janë trajtuar në banesë. Ajo që theksuam është përhapja në bashki, sot jemi nga 10 deri në 20 vizita në zona të vogla. Do tu kërkonim qytetarëve që të respektojnë masat pasi nuk ka mbaruar ende beteja.’

Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi mbylljen në orën 20:00, maturantët kthehen në klasa, universitetet dhe zonat e kuqe mbeten online, asnjë fluturim me Britaninë e Madhe

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mblidhet komiteti teknik i eksperteve skender brataj mblidhet komiteti teknik i eksperteve skender brataj

Sondazh

Poll